SIGURIMI TPL
DEDIKUAR TË SIGURUARVE
Neni 62 – TË DREJTAT DHE DETYRIMET E VECANTA TË TË SIGURUARIT
62.1. Pavarësisht nga periudha e policës së sigurimit, i siguruari ka të drejtë:
(a) Derisa nuk ka ndodhur ndonjë rast i siguruar, të kthejë policën e sigurimit me kërkesë të drejtuar me shkrim Kompanisë së Sigurimeve ose ndërmjetësuesit të sigurimit brenda afatit prej 10 ditëve të punës pas nënshkrimit të policës nga ana e të siguruarit, dhe i siguruari ka të drejtë të kërkojë kthimin e menjëhershëm të shumës së paguar për policën e sigurimit, dhe
(b) Të kërkojë arbitrim të detyrueshëm para se ndonjë tribunal i përshtatshëm për cfarëdo kontesti të ngrehë padi kundër Kompanisë së Sigurimit ose ndërmjetësuesit të sigurimit lidhur me policën e sigurimit.
62.2. Pavarësisht nga periudha e polices se sigurimit, i siguruari do të:
(a) Bëjë paraqitjen e plotë dhe të vërtetë të fakteve, të cilat mundësojnë që vendimi i Kompanisë së Sigurimit ose i ndërmjetësuesve të sigurimit të ndikojë në interesin e Kompanisë së sigurimeve për sigurimin e rreziqeve.
(b) Paguajë shumën e premisë Kompanisë së sigurimit ose ndërmjetësuesit të sigurimit në kohën si është përcaktuar në policën e sigurimit.
(c) Ndërmerë veprim të arsyeshëm me qëllim të minimizimit të humbjeve të cilat dalin nga një rast i siguruar sa më shpejtë që i siguruari të mësojë se ngjarja ka ndodhur.
(d) Njoftojë Kompaninë e sigurimeve ose ndërmjetësuesin e sigurimeve se një rast i siguruar ka ndodhur, sa më shpejt që është praktikisht e mundur pas të mësuarit se rasti ka ndodhur, por nëse ndryshe nuk është përcaktuar në policën e sigurimit, jo më vonë se një muaj pas ardhjes në njohuri të të siguruarit ose mundësisë që të vie në njohuri se rasti ka ndodhur.
(e) Ofrojë Kompanisë së sigurimeve pse ndërmjetësuesit të sigurimeve cfarëdoqoftë dëshmi të përshtatshme e cila kërkohet që t’ia mundësoj Kompanisë së sigurimeve ose ndërmjetësuesit të sigurimeve vlerësimin e shkakut dhe të natyrës të kërkesës së dëmeve, dhe
(f) Këshillojë Kompaninë e sigurimeve ose ndërmjetësuesin e sigurimeve për ndrrimet e rrethanave (kushteve) pas dhënies së policës së sigurimit të cilat mund të nxisin rritjen e gjasava për fillimin e paraqitjes së kërkesave për dëme.
62.3. Në rast se i siguruari e kthen një policë të sigurimit brenda periudhës prej dhjetë ditëve të përcaktuar me këtë nen, Kompania e sigurimeve ose ndërmjetësuesi i sigurimeve mund të mbajnë shuma e refunduar taksën (tarifën) administrative deri në 10% nga shuma totale e premisë e cila është paguar për policën e sigurimit.
Neni 63 – TË DREJTAT DHE DETYRIMET E VECANTA TË KOMPANISË SË SIGURIMEVE OSE TË NJË NDËRMJETËSUESI TË SIGURIMEVE
63.1 Kompania e sigurimeve ose ndërmjetësuesi i sigurimeve ka të drejtë:
(a) Pas njoftimit të të siguruarit në afatin prej tridhjetë ditëve nëpërmjet vërejtjes të dërguar me shkrim dhe dhënjes së rastit për korrigjim, të shkëput (anulojë) policën e sigurimit nëse i siguruari nuk e paguan shumën e premisë në ditën e duhur.
(b) Pas njoftimit të të siguruarit në afatin prej tridhjetë ditëve nëpërmjet vërejtjes të
dërguar me shkrim. Të anulojë policën e sigurimit atëherë kur i siguruari është vonuar më tepër se tridhjetë ditë për pagimin e premise për shkak të më tepër se një rasti gjatë periudhës së vijimit të polices së siguirimit.
(c) Përnjëherë të anulojë policën e sigurimit nëse i siguruari me qëllim ka fshehur ose ka falsifikuar informatat e kërkuara për dhënien e polices.
(d) Të mbajë preminë dhe të refuzojë pagesën e kërkesës për dëme dhe në rastet kur i siguruari me qëllim i ka fshehur ose e ka falsifikuar informatat tjera për dhënien e policës, dhe
(e) Të kërkojë dëmtim material nga i siguruari i cili e ka falsifikuar kërkesën e dëmeve.
63.2 Pavarësisht nga periudha e policës së sigurimeve, Kompania e sigurimeve ose ndërmjetësuesi i sigurimeve do të:
(a) Përgatisë policën e sigurimeve në formë të shkruar dhe t’ia ofrojë kopjen e kontratës të siguruarit potencial për rishikim dhe nënshkrim.
(b) T’i përfshijë të gjitha kushtet dhe kriteret në gjuhën lehtë të kuptuar dhe në mënyrë të qartë të theksuar.
(c) T’i paraqes të gjitha informatat e rëndësishme për policën e sigurimeve dhe për pagesën e nevojshme të siguruarit me qëllim të marrjes së vendimit lidhur me blerjen e policës së sigurimit para se ta lidhë (përfundojë) kontratën.
(d) Pranojë pagesën e vlerësuar dhe të paguajë kërkesën për kompenzim legal të dëmit përnjeherë.
(e) Përnjëherë të njoftojë të siguruarin për cfardo arsye të refuzimit të pagesës së kërkesës për dëmshpërblim.
(f) Përnjëherë të njoftojë të siguruarin me shkrim nëse Kompania e sigurimeve ose ndërmjetësuesi i sigurimeve konsideron se informatat e të siguruarit janë jokomplete ose joadekuate dhe të njoftojë të siguruarin me pasqyrën e informatave plotësuese të domosdoshme, dhe
(g) Kompenzojë shpenzimet e arsyeshme të shkaktuara të të siguruarit kur i siguruari ka ndërmarrë hapa (masa) për minimizimin e shpenzimeve ose të dëmeve të cilat do të ndodhin pas ratit të shkaktuar i cili ka qenë i siguruar.
(h) Zbatojë mekanizmin për qasje të të siguruarit Kompanisë së sigurimeve ose ndërmjetësuesit të sigurimeve për rregullimin e kërkesës e cila është e disfavorshme për paraqitjen e kërkesës.
Shumat e sigurimeve – Limiti i mbulesës siguruese
Detyrimet e një Kompanie të sigurimit që rrjedhin nga sigurimi i detyrueshëm i autopërgjegjësisë janë të limituara me shumën minimale të detyruar të sigurimit e cila është në fuqi në ditën kur ndodh rast i siguruar, nëqoftëse nuk është përcaktuar ndonjë shumë më e lartë e mbulesës siguruese në kontratë të sigurimit. Shuma siguruese minimale e detyruar për një rast të siguruar, respektivisht shumat e detyrueshme minimale të sigurimit, të cilat duhen të kontraktohen në sigurimin e autopërgjegjësisë, janë:
a) Për rastin e vdekjes, të lëndimit trupor dhe dëmtimit të shëndetit
-Për person për autobus dhe automjete të cilat bartin mallëra të rrezikshme 100,000 EURO.
-Shuma e përmbledhur për autobusë dhe automjete të cilat bartin mallëra të rrezikshme 1,000,000 EURO.
Për person për të gjitha automjetet tjera 100,000 EURO. Shuma e përmbledhur për të gjitha automjetet 300,000 EURO.
b) Për rastet e dëmit në pasuri
-Për dëm për autobus dhe automjete të cilat bartin mallëra të rrezikshme 100,000 EURO.
Shuma e përmbledhur për autobusë dhe automjete të cilat bartin mallëra të rrezikshme 2,000,000 EURO.
-Për dëm për të gjitha automjetet tjera 50,000 EURO.
Shuma e përmbledhur për të gjitha automjetet tjera 100,000 EURO.
Klauzula 1:
Siguruesi do të paguaj shpenzimet e transportit të ofruar nga shërbimi emergjent i spitalit nga vendi i aksidentit deri në spital.
Klauzula 2:
Siguruesi do të mbuloj shpenzimet e analizës së alkoolit në gjak të shfrytëzuesit të automjetit të siguruar në rastet kur këtë e kërkon policia. |